Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja premton investime të rëndësishme për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja u prit në një takim nga banorët e lagjes “Skëndërbej” duke u ndalur në rrugën “Xhemal Voci”. Banorët kanë ndarë me kryetarin e bashkisë problemet dhe shqetësimet e tyre të përditshme.

Teksa ka diskutuar me banorët Llatja ka adresuar në institucionet përkatëse ato problematika që nuk janë kompetencë e bashkisë së Elbasanit ndërsa është ndalur më tej në punët publike:
“Ishte një problematikë e kahershme kjo e juaja, e kanalizimeve të ujërave të zeza edhe duhej bërë prej kohësh. Mua më bëhet qefi që edhe ju jeni të kënaqur që tek faza e parë. Ne tani po fillojmë me sistemimin e komplet rrugës që të vazhdojmë pastaj me asfaltimin e të gjithë degëzimeve të rrugës “Iljaz Kosova”.

Tashmë kemi dhe zona të tjera, po vazhdojmë një sërë rrugësh, gjithandej ne po bëjmë punë.
Po bëjmë punë edhe do të vazhdojmë edhe 4 vite të tjera ti kushtojmë vëmendje maksimale të gjithë problematikave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faleminderit edhe ju që keni besim edhe na vlerësoni se realisht është pozitive.”
Konsultimi me banorët është praktikë e përditshme e kryetarit të bashkisë së Elbasanit i cili ka zgjedhur të qeverisë qytetin bashkë me qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?