FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD: Ne jemi demokratët e rrebeshit, të tjerët shkojnë te shampanja

Ish-nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka çelur punimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, në stadiumin Air Albania.

Ndërsa e konsideroi këtë një ditë historike për demokratët, Paloka ironizoi eventin e thirrur nga kryedemokrati Basha në selinë e PD, ku u shpreh se demokratët në stadium, janë demokratët e rrebeshit, të tjerët tha ai të shkojnë te shampanja.

Mirësëkeni ardhur në Kuvendin e demokratëve të lirë. Prania juaj në një ditë si kjo, ne jemi demokratët e rrebeshit, jemi ata që kemi qëndruar në rrebeshe, të tjerët të shkojnë te shampanja. Kjo ditë do hyjë në histori, jo thjesht se për herë të parë mblidhet një kuvend me kërkesën e delegatëve, as thjesht për numrin e pazakontë të pjesëmarrësve por për faktin se pas 31 vitesh mblidhemi për ta rithemeluar partinë, mbi idealet dhe parimet mbi të cilat e ngritëm dhe për ta vendosur në shinat e konservatorizmit. Unë e kam konsideruar veten me fat, që në dhjetor të 1990, u bëra pjesë e lëvizjes studentore, sot e pas kësaj dite të gjithë do kemi të drejtën të themi me krenari isha aty ditën kur u rithemelua PD“, tha ndër të tjera Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?