Kryetari i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik për herë të parë në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Šefik Džaferović, të cilët ndodhen në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit.

“Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović. Prania e tyre në Samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane.

Shprehëm vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në të dy vendet tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besimplotë për të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Bosnjë dhe Hercegovinës”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është vizita e parë që kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik zhvillon në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?