Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron rizgjedhjen e Macron në krye të Francës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot rizgjedhjen e Emmanuel Macron, President i Francës.

Rizgjedhja e Emmanuel Macron President i Republikës Franceze, me një shumicë të qartë e bindëse votash, është një fitore e Francës, e Evropës dhe e te gjitha vendeve që aspirojnë integrimin evropian dhe evro-atlantik.

Është një triumf i shpresave për progres e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është fitore e të ardhmes, dëshirës dhe kontributit për paqe, kundër luftës, konflikteve, dhunës e ndarjeve”, nënvizon Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?