FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryetarja e Parlamentit Nikolla viziton Qendrën e Solidaritetit “Fundjavë Ndryshe”

Ditën e sotme Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim në qendrën e Solidaritetit në “Fundjavë Ndryshe”.
I pritur nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arber Hajdari, kryeparlamentarja Nikolla vlerësoi punën dhe modelin e të rinjve e të rejave vullnetare, pjesë e këtij fondacioni.

Nikolla u njoh gjithashtu me punën që kanë bërë vullnetarët e këtij fondacioni, në ndihmë të qindra familjeve shqiptare në nevoja ekstreme të varfërisë, shëndetit, arsimit etj.

Takimi është bërë me dije nga vetë Hajdari në rrjetet sociale ku ndër të tjera bëri me dije se është dakortësuar që në të ardhmen të krijohet një bashkëpunim më i ngushtë mes Parlamentit të Shqipërisë dhe qendrës së Solidaritetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?