Kume: Administrata zgjedhore të mos ketë të deleguar nga partitë
Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume tha në studion e lajmeve të Ora News se administrata zgjedhore nuk duhet të përbëhet nga persona të deleguar nga partitë. Ai tha se ka ardhur koha që të nisë procesi i departizimit të kësaj administrate.
Kume: Ne i kërkojmë këtij komisioni që të fillojë të trajtojë fillimin e procesit të departizimit të administratës zgjedhore. Që do të thotë se ne mendojmë se për të arritur në objektivin final që administrata zgjedhore të mos ketë njerëz të dërguar nga politika mund ta bëjmë këtë hap pas hapi. Ne mendojmë se është koha dhe janë mundësitë për ta realizuar një gjë të tillë por duke këmbëngulur në atë që vështirë se në zgjedhjet e 2017 e gjithë kjo mund të aplikohet si e tillë në të tërë piramidën e administratës zgjedhore. Ne kemi propozuar që grupet e numërimit të mos jenë të formuara nga propozimet e partive, komisionet e qendrave të votimit të mos jenë nga propozimet që vijnë nga partitë dhe në nivelin e dytë në komisionet zonale mund të fillohet nga ky proces duke caktuar të shtatin jo më të ardhur nga partitë ashtu si edhe sekretarin e këtij komisioni jo më produkt i marrëveshjes të asaj çka në frymë dhe në gërme parashikon kodi zgjedhor që ka përmbajtje politike. Kjo ishte pjesa kryesore e diskutimit.
Kume tha gjithashtu se procesi i departizimit të administratës zgjedhore nuk është i lehtë.
Kume: Propozimi jonë ka qenë që të fillohet hap pas hapi për ta realizuar këtë ndryshim që nuk është i vogël për tu bërë, nuk është i thjeshtë për tu bërë. Nëse do ti referohemi kodit të praktikave të Komisionit të Venecias, thuhet se vendet të cilat nuk kanë përvoja të mirëformuar në administrimin e proceseve zgjedhore, vende në të cilat në kulturën demokratike të të bërit shtet nuk ka standard të cilat të jenë të nivelit për të konsideruar shoqëri demokratike dhe për pasojë në përgjithësi mazhoranca ka goxha dorë për të ndikuar në administratën publike rekomandojnë që administrata zgjedhore të ndërtohet duke patur parasysh dhe duke synuar që të jepet mudnësia maskimale e garuesve.
KOHA JONË SONDAZH

