Kush do ta shpëtojnë Europën në 2017-tën? Mes tyre dhe një Shqiptar (FOTO)
Si cdo fundviti, shtypi i huaj dhe vendas anagazhohet që të demostrojë se kush ka ndikuar dhe punuar me politika efikase për vendin. E këtë herë, prestigjozja amerikane “Politico” ka publikuar listën me 28 personalitetet që pritet të ndikojnë më së shumti Europën në vitin 2017 dhe mes tyre është një shqiptar.
Ajo që e bën më interesante për ne këtë listë është pjesëmarrja e kryebashkiakut të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti është zgjedhur mes 28 personaliteteve që pritet të dominojnë Europën vitin e ardhshëm. Në profilin e prezantuar për 38 vjeçarin, Politico thekson përpjekjet e Ahmetit për të ndryshuar kryeqytetin e Kosovës në elementet bazë për të cilat njerëzit kanë nevojë.
Kjo është një guidë e 28 njerëzve që pritet të shkëlqejnë në vitin 2017 e më tej. Në sqarimin e Politico.eu, thuhet se këta janë 17 meshkujt dhe 11 femrat nga 28 vende të ndryshme, që kanë marrë vëmendjen e këtij mediumi.
Emri i tij u bë publik në një darkë gala që u mbajt mbrëmë në Bruksel, e cila bëri bashkë më shumë se 200 të ftuar të nivelit të lartë që përfaqësojnë sektorët publik dhe privat nga i gjithë kontinenti i vjetër.
Politico 28, klasa e vitit 2017 përfshin në botimin e saj personalitete që kanë marrë vëmendje me punën e tyre gjatë këtij viti.
Kosova për herë të parë u bë pjesë e këtij publikimi me kryebashkiakun e Prishtinës, edhe pse në të përfshihen vetëm politikanë që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Ahmeti në shkrim dedikuar atij quhet edhe si ‘Ndërtues i kombit”.
Sa i përket listës, ajo udhëhiqet nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, i ndjekur nga populistja gjermane Frauke Petry, irlandezi Michael O’Leary, ish-kryeministri polak Jarosłaë Kaczyński dhe kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau. Në listë ndodhen gjithashtu miliarderi George Soros, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, përfaqësuesja për Politikën e Jashtme në BE Frederica Mogherini apo ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Cruz.
Përshkrimi për Shpend Ahmetin
Kosova ka marrë një hap të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare, që kur ajo u bashkua me FIFA-n dhe fitoi medaljen e artë olimpike në Rio. Por, për Shpend Ahmetin, kryetari i komunës së Prishtinës, ndërtimi i një kombi fillon nga toka.
Që prej zgjedhjes së tij në vitin 2013, 38-vjeçari i diplomuar në Harvard, ish-ekonomist dhe profesor ka qenë i përfshirë në një betejë për të sjellë shërbimet themelore publike, transportin publik, ujë të rrjedhshëm, mbledhjen e mbeturinave dhe ngrohje të përballueshme për shkollat, spitalet dhe shtëpitë, për 350.000 banorë të kryeqytetit.
Ahmeti vshtë një nga anëtarët më të lartë të profilit të partisë më të madhe opozitare në vend. Mysafirët e tij të parë në zyrën e kryetarit të bashkisë ishin auditorë të pavarur.
Puna është plot me sfida dhe pengesa, pasi kanë përballë një strukturë të pushtetit politik të falsifikuar në kaosin e pas-pavarësisë, në të cilën ish-luftëtarët e lirisë, të udhëhequr nga presidenti i tanishëm Hashim Thaçi. Ata kanë konsoliduar pushtetin në pothuajse çdo aspekt të shoqërisë së Kosovës, duke përfshirë politikën, biznesin, sigurinë dhe gjykatat.
“Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të treguar se ka një mënyrë”, është shprehur Shpend Ahmeti.
Ahmeti vlerëson se Prishtinës i duhen 250 autobusë për të siguruar transportin publik. Ajo ka vetëm shtatë deri më sot. Por, kur ai u përpoq për të porositur më shumë autobusë në 2015, qeveria refuzoi të nënshkruante dokumentet e importimit.
“Ata duan të bëjnë çdo gjë që munden për të na bëjnë të dështojë … për të treguar se ky lloj i qeverisë nuk është e mundur”, thotë Ahmeti. “Dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të treguar se ka një mënyrë”.

Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

