Kush janë 33 zv/mimistrat e qeverisë “Rama”. Emrat dhe foto
Konkretisht Valbona Shujaku e Kulturës, Besa Shahini e Arsimit dhe Hajrulla Çeku i Turizmit vijnë nga Kosova. SCAN sjell më poshtë fotot dhe disa të dhëna për karrierën dhe arsimin e zëvendësministrat e rinj.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Erjon Luçi,aktualisht zëvendësministër i Financave. Doktor shkencash në ekonomi. Z.Luçi mban gradën Doktor (Phd) nga Universiteti Stadffordshire në Angli, (1999-2002), ku ka mbrojtur dizertacionin me titull “Ndërmjetësi Financiar në vendet në Tranzicion me fokus Shqipërinë”. Në po të njëjtin universitet, ai ka marrë gradën Master në Ekonomiks gjatë periudhës 1997-1999. Z.Luçi ka përfunduar studimet e larta në Ekonomiks, pranë Universitetit të Tiranës, ku është vlerësuar me medaljen “Student i Shkëlqyer”. Ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë (2003-2006) dhe pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Ekonomiksit, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës (1996-2013).
Albana Shkurtado të ketë në përgjegjësi fushën e ekonomisë.
Eksperiencë disavjeçare në fushën e financave dhe fushën akademike.
Që prej vitit 2010 shërben si drejtuese e një kompanie të rëndësishme do të ketë në përgjegjësi fushën e punësimit.
Dajana SornsenËshtë shqiptare e martuar me një qytetar danez. Jeton në Shqipëri.
Ka një karrierë të gjatë në Kombet e Bashkuara dhe është arsimuar në Kanada dhe Uashington.
Elton Haxhi, diplomuar në Tiranë për financë dhe kontabilitet.
Anëtar i Këshillit Kombëtar Tatimor.
Themelues dhe drejtues i një shoqërie të njohur auditimi ndërsa më herët ka punuar për kompani ndërkombëtare të fushës së auditimit.
Ministria e Energjisë
Enis Alikonë përgjegjësi sektorët e burimeve natyrore.
Ka një eksperiencë të gjatë në fushën e naftës dhe gazit.
Hantin Bonati, ka shërbyer më herët si Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.
Mbulon prej një periudhe të gjatë detyrën e sekretarit në Sekretariatin Kombëtar të Ujit.
Dorina Çinari, ka studiuar për inxhineri elektronike në Tiranë.
Ka përfunduar studimet master në Tiranë dhe Zvicër.
Sekretare në Sekretariatin e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.
Artan Shkreli,këshilltar i kryeministrit Rama për territorin dhe trashëgiminë kulturore.
Më herët ka drejtuar institutin e monumenteve të kulturës.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Klea Maliqi, do të ketë në përgjegjësi integrimin.
Diplomuar si juriste.
Master në të drejtë ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Artemisa Dralo, e mban titullin “docent” nga Universiteti i Tiranës. Pedagoge dhe kandidate për deputete në 2017 në Gjirokastër. Vjen nga pakica greke.
Etien Xhafaj, do të mbulojë diplomacinë ekonomike.
Ka përfunduar studimet për diplomaci e ekonomi në Paris.
Ka punuar në kabinetin e ministrit Financave.
Ministria e Drejtësisë
Toni Gogu
Drejtues i World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën.
Më herët ka drejtuar Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe ka punuar si kancelar në Gjykatën e Tiranës.
Teuta Vodo ka përfunduar studimet për shkenca politike në Bruksel.
Master në politika ndërkombëtare në La Sapienza.
Nga 2014 është hulumtuese për politikat europiane pranë PE.
Ministria e Shëndetësisë
Mira Rakacolli,rikonfirmohet si zëvendësministre e Shëndetësisë.
Mban titullin “Akademik”. Punime të ndryshme shkencore në fushën e neurologjisë. Pedagoge e njohur.
Bardhylka Kospiririkonfirmohet si zëvendësministre e punëve sociale.
Përfaqësuese e personave me aftësi të kufizuara.
Ka një serë çmimesh e studimesh në fushën e aftësisë së kufizuar.
Iliriana Bajraktari
Kryetare komitetit shëndetësor në dhomën amerikane të tregtisë në Kosovë.
Eksperiencë të gjatë në fushën e shëndetësisë.
Diplomuar në Itali. Konsulente e pavarur shëndetësore në një serë organizatash të ndryshme ndërkombëtare.
Ardiana Jaku, ish-kandidate për deputete e PS në Lezhë në 2017.
Më herët ka drejtuar shërbimin social rajonal në Lezhë.
Ministria e Arsimit
Besa Shahini.Vjen nga Kosova.
Analiste pranë GIZ. Master në politika publike.
Ligjëruese në Toronto dhe Barcelonë. Autore e një serë publikimesh.
Ervin Demo,profesor i asoociuar në Tiranë.
Studime doktorale në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar
Kostandin Shkurti, ish-basketbollist, “Mjeshtër i Madh”, do të mbulojë fushën e sportit.
Njihet për kontributin e tij në fushën e zhvillimit të sporteve dhe ka një aktivitet të gjatë në këtë drejtim.
Ministria e Mjedisit dhe Turizmit
Ornela Çuçi,doktore shkencash.
Këshilltare e kryeministrit Rama.
Lektore dhe hartuese e projekteve për mjedisin.
Hajrulla Çeku, ka lindur në Prizren.
Është një nga 3 zëvendësministrat e qeverisë që vjen nga Kosova.
Arsimuar në Itali dhe Gjermani.
I njohur për aktivitetin e tij në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
Ministria e Bujqësisë
Dhimo Kote.Agronom i njohur, me eksperiencë të gjatë në fushën e bujqësisë.
Ish kryetar i komunës së Xarrës. Pronar i fermës bujqësore më të madhe në vend.
Ermira Rusi ka një eksperiencë shumë vjeçare në sektorin bankar.
Që prej 2014 është koordinatore në Departamentin e Jetësimit të Prioriteteve në Kryeministri. Diplomuar në administrim biznes.
Roland Kristo,pedagog i njohur, doktor shkencash i specializuar në fushën e peshkimit.
Ilir Halilaj ka mbaruar studimet në ekonomi në universitetin shtetëror të Nju Jorkut, financë dhe auditit të brendshëm në disa kompani.
Ministria e Kulturës
Valbona Shujaku,vjen nga Prishtina.
Drejtore e kulturës në bashkinë e Prishtinës.
Organizatore e një serë eventesh të njohura kulturore kombëtare e ndërkombëtare.
Ministria e Mbrojtjes
Petro Koçi.Rikonfirmohet si zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ish deputet dhe politikan i njohur.
KOHA JONË SONDAZH

