Kuvend/Edi Rama: Opozita në një rrugë pa krye (VIDEO)
Seanca plenare e kësaj të marte ka nisur me fjalën e Edi Ramës, i cili që në fillim ka shënjestruar opozitën, të cilën e quan rrugën e tyre si pa krye. Rama foli për marrëveshjen e 17 majit të 2017 me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Po e marr fjalën i pari sepse më duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të shpjeguar për fqinjët e Italisë se çka lajmet kanë shfaqur me ato pamje të shëmtuara nuk është një protestë popullore, por një reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë politike të popullit që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit mbi vetveten në radhë të parë”, deklaroi kreu i qeverisë.
Ram shtoi: “Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës së udhëheqjes së opozitës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur”.
KOHA JONË SONDAZH

