FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvend-Halimi: Largimi i Metës do sillte një hetim të pavarur e të paanshëm

“Opozita dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për ta lënë të lirë Prokurorinë të hetojë, pasi ai akuzohet drejtpërdrejtë se ka porositur vrasjen e dy deputetëve, njëri deri dje mik i ngushtë i kryeministrit, ndërsa tjetri deputet i Partisë Demokratike. Vetëm largimi i Metës do të sillte një hetim të pavarur e të paanshëm dhe një parlament normal e paqe sociale”.

Kështu u shpreh sot në parlament, Eduard Halimi, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në nisje të punimeve të seancës plenare, që po drejtohet nga nënkryetari Vangjel Dule.

Sipas Halimit, Meta duhet të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit që një javë më parë, ndërsa qindra e mijëra qytetarë protestuan kundër krimit, varfërisë e dhunës shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata kërkojnë largimin e kryetarit të Kuvendit, si një kusht për një hetim të besueshëm dhe paqe sociale në vend”, u shpreh Halimi. Më pas, deputetet e opozites braktisen sallen e Kuvendit dhe iu bashkuan protestuesve, qe ndodhen para selise se parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e sotme e Kuvendit ka në rend dite shqyrtimin e disa projektligjeve si, ai për “Për shfuqizimin e ligjit “Për përcaktimin e formës dhe formulës së privatizimit të INSIG”; pr/ligji “Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, një shtesë në ligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore tregtare”, etj..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?