FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvend, ja me çfarë do të merren sot deputetët

Pavarësisht se nga legjislatura e kaluar kanë ngelur “peng” mjaft projektligje që presin për t’u votuar, duket se parlamenti i ri nuk është ende gati për të kryer funksionin e tij themelor. Edhe në seanca plenare të parashikuar për ditën e sotme në orën 10:00 nuk parashikohet votim për ligje të reja. Në rendin e ditës, krahas procedurave standarde është parashikuar diskutimi i vetëm 4 projektvendimeve të Kuvendit, pavarësisht se ka disa projektligje ende pezull.

Programi parashikon votimin me shumicë të thjeshtë për projektvendimet e mëposhtme:

Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore
Për ngritjen e nënkomisionit ”Për diasporën dhe migracionin”
Për ngritjen e nënkomisionit ”Për qeverisjen vendore”
Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca do të vijojë me njoftimin e ngritjes së grupeve të miqësisë, para se të kalojë në diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?