FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky start i madh, i paparë në 32 vite, ka tmerruar Edi Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha mbajti fjalimin në çeljen e fushatës elektorale të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nga “Arena”, Berisha e quajti këtë ditë start të madh dhe të paparë në 32 vite.

Berisha tha se pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i qytetarëve kanë tmerruar Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilin ai e quaji lolo të kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do ta filloj me një falënderim shumë të veçantë për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, fjalët tuaja në këtë platformë ishin simfonia më e bukur politike që unë kam ndjekur ndonjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo për faktin e vetëm se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ato ishin himne për qytetarin, ishin zotime përpara qytetarëve, ishin projekte për interesat e tyre.

Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë.

Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit.

Tek ndiqja fjalimet tuaja, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën në këtë platformë, në mendje më vinin meqë jemi në stadium, ata kampionë që kam parë dhe duartrokitur në këtë stadium. Edhe ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar.

Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit.

Ne do fitojmë”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?