“La Repubblica”: Mund të nisë trafiku i emigrantëve përmes detit Shqipëri-Itali

 

 

Gazeta e madhe italiane La Repubblica ka lëshuar alarmin se së shpejti mund të lindë njëkorsi e re emigracioni nga vendet në konflikt, drejt Europës Perëndimore. Pas samitit të fundit europian rreth emigracionit, gazeta citon burime nga Brukseli, të cilat flasin për mundësinë e nisjes së zbarkimeve të emigrantëve nga Shqipëria përmes detit Adriatik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Në artikullin e titulluar “Emigrantët, samiti BE, ekziston rreziku i një rruge të re Shqipëri- Itali” thuhet se:

Zgjidhje të përbashkëta në shenjë të solidaritetit europian e përgjigje konkrete nga ana e vendeve të BE e ekstra komunitare për t’i bërë ballë krizës së emigrantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi i Brukselit përpiqet t’u gjej një sintezë kërkesave të vendeve që gjënden përgjatë rrugës Ballkanike.

Në samit u shfaq preokupimi i BE se skafistët mund të hapin këtë dimër një rrugë të re trafikimi mes Shqipërisë e Italisë, nëse kufijtë ballkanikë të BE do të jenë të mbylluara nga kontrollet e shumta. E referon këtë fakt një burim i BE në prag të mini samitit ku mori pjesë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ky preokupim ka shtyrë liderët e pranishëm të vendosin shtimin e kontrolleve në rrugët tokësore mes Greqisë e Shqipërisë.

Një rinisje e fluksit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë do të thotë një rikthim në të kaluarën, 20 viet pas kur gomonet e anijet e shqiptarëve kapërcenin 50 miljet e Detit Adriatik për t’i shpëtuar kaosit në të cilin kishte hyrë vendi pas rrëzimit të regjimit komunist.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?