Lajla Pernaska: I themi trafikut ik! Ja propozimet konkrete për Tiranën
Kandidatja Lajla Përnaska për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit ka dhënë propozimet e saj për lehtësimin e trafikut në kryeqytet.
Ja çfarë ka thënë Përnaska lidhur me këtë çështje:
I themi IK TRAFIKUT, që ka krijuar një rëndesë të jashtëzakonshme në jetesën tonë të përditshme.
Prioritet madhor i platformës sonë për Tiranën, është aplikimi i tre Projekteve emergjente:
1- Ndërtimi i një Nënkalimi me dy korsi, që fillon nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit (pranë Galerisë së Arteve), që përshkon gjithë Sheshin Skënderbej (duke kaluar nën parkingun aktual), vazhdon poshtë rrugës së Durrësit, duke kaluar dhe rrethrrotullimin e Zogut të Zi, me dalje në fillim të rrugës Dritan Hoxha. Ky nënkalim do të ketë dhe një rampë me një korsi në anën e djathtë, që del në Rrugën e Kavajës, për të çliruar dhe qarkullimin e mjeteve drejt kësaj arterie të rëndësishmë të qytetit.
2-Ndërtimi i një Mbikalimi në vazhdimësi të Rrugës Ibrahim Rugova, që do ndërtohet nga zona e Gardës, mbi rrugën Kristo Luarasi dhe lidhet direkt me unazën e madhe.
3-Ndërtimi i një mbikalimi në Rrugën e Elbasanit, mbi rrethrrotullimin aktual tek Fakulteti Ekonomik.
Mbas diskutimeve me ekspertë të urbanistikës, këto ndërhyrje do të lehtësojnë ndjeshëm rrjedhshmërinë e qarkullimit në Tiranë.


KOHA JONË SONDAZH

