LAJM I FUNDIT/ BE përshëndet zhvillimet për Tahirin: Vazhdoni luftën antikorrupsion

Pas reagimit nga Ambasada amerikane në Tiranë, edhe Bashkimi Evropian ka përgëzuar punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pa përmendur emrin e ish-Ministrit Tahiri i cili prej së shtunës është në “arrest shtëpie”, BE në deklaratën për mediat rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore.

Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?