FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flamur Noka përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Pas mbylljes së mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, u vendos që deputeti demokrat Flamur Noka të përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi.

Pas ndërprerjes së seancës plenare si rezultat i prezencës së deputetit demokrat Flamur Noka në sallë, pasi ishte pezulluar nga kryeparlamentari Ruçi, mbledhur Byroja Parlamentare.

Ashtu siç u njoftua edhe gjatë seancës, mbledhja e Byrosë Parlamentare nisi në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet kërkesa e deputetëve të Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të deputetit demokrat Flamur Noka nga punimet e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe deputetët opozitarë të PD dhe LSI kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama, me pretendimin se kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha, por kjo kërkesë nuk u miratua.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?