FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm i fundit, Prifti dhe Doshi bëjnë gati kandidatët për Shkodrën dhe Fierin

Janë të dy emra që nuk marrin vota nga partia, por i japin asaj. Dritan Prifti dhe Tom Doshi janë dy politikanë që çdo parti, sado e “mbaruar” të jetë ajo, do të kishte shumë dëshirë t’i kishte në radhët e saj.

Nisur nga ky fakt, duket se dy ortakët në biznes kanë nisur levizjet për të gjetur një “parti taksi” me siglën e se cilës do të angazhohen në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Mediat bënë të ditur sot se Prifti ka konfirmuar se po punon për organizimin e një koalicioni tjetër të majtë jashtë atij të Partisë Socialiste me Levizjen Socialiste për Integrim, duke shpjeguar edhe një pjesë të qëllimit të takimit në “Bllok” me kreun e PSD-së Skendër Gjinushi.

Burime të Albeu.com konfirmojnë se Dritan Prifti synon që nëpërmjet PSD-së të kandidojë një ish-deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit duke shfrytëzuar edhe peshën e tij elektorale aty. Burime të Albeu.com theksojnë se bëhet fjalë për një ish-deputet i nxjerrë nga listat e Fierit për zgjedhjet e 23 qershorit me urdhër të Kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse përfundojnë me sukses negociatat me Gjinushin për të krijuar një pol të tretë apo qoftë edhe për të marrë siglën e PSD-së për kandidatin e tij, Prifti bëhet shumë problematik në Fier për PS-LSI. I vetëm ai ka arritur të marrë më shumë se 9 mijë vota në këtë qark si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit. Tom Doshi ka qenë një tjetër makineri votash për PS-në në qarkun e Shkodrës, aq sa më së shumti PD-ja ia faturon atij shkërmoqjen totale të saj në këtë qark në 23 qershor. Ka pak rendësi nëse kandidati i Tomës do të listohet në koalicion apo vetëm nga një parti, pasi i mjafton vetëm mbështetja e këtij të fundit. U duk se zgjedhjet lokale do të jenë një formalitet për PS-LSI por duket se ata po sfidohen keqaz në Fier dhe Shkodër nga dy figura politike që kanë treguar se kanë mbështetje të gjerë në elektorat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?