FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LefterKoka: Nëse ma kërkon Meta, jam gati të kandidoj për Durrësin edhe përballë Dukës

Lefter Koka është gati të garojë për bashkinë e Durrësit, post për të cilin rival mund të ketë kunatin Agron Duka.

“Nuk kam diskutuar asnjëherë të vetme me kryetarin e partisë dhe as strukturat. Vazhdoj të ushtroj me shumë dëshirë detyrën si ministër i Mjedisit. Sigurisht, nëse do më kërkohej nga zoti Meta, gjithçka mund të ndodhë. Por, do të më pëlqente të vazhdoja të drejtoja këtë ministri dhe të kisha rezultate konkrete në fund të mandatit. Me Dukën nuk është konkflikt familjar. Zoti Duka është një personalitet i politikës shqiptare, një njeri që ka demonstruar gjatë jetës së tij të menaxhojë biznesin e tij privat, të bëjë mirë dhe shumë mire, shumë detyra të tjera funksionale dhe të kesh ambicie të drejtosh dhe një qytet si Durrësi, është një vendim i rëndësishëm dhe një sfidë shumë e këndshme”, ka thënë Koka për Ora News.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?