Lesi te “Të Paekspozuarit”: Shtetin bektashi do ta bëjë Rama, por nuk do jetë kurrë si Vatikani

Botues i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për idenë e Ramës për krijimin e shtetit bektashi.

Lesi tha se shteti i Baba Mondit, do të jetë kryesisht në funksion të rritjes së turizmit dhe si vend argëtimi, por kurrë jo si Vatikani.

“Shtetin e mendoj si vend turistik, që do vijnë shumë turistë, do të bëhet reklamë e madhe. Nuk do jetë si Vatikani. Do të jetë qytet-shtet pa dogana, do të ketë argëtim, jo si myslimanët radikalë dhe me shumë turistë. Kjo nuk është gjë e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një njeri i njohur i mazhorancës, thotë që kjo gjë bëhet me prekje të Kushtetutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë shtet do ta krijojë padiskutim Edi Rama, se si pastaj… Që nuk do të jetë si Vatikani e kam bindje, por do ta krijojë.

Rama e ka idenë më shumë te marketing ndërkombëtar, turizmi, paraja që do hyjë në Shqipëri”- tha Lesi ndër të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?