Lëvizja Studentore – Kaduku: Hajdari lindi për të qenë hero
Ilir Kaduku, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1990 dhe pjesë e lëvizjes së dhjetorit, thotë se pas 26 vitesh aspiratë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike është sërish në rrezik.
Gazetarja: Jemi pothuajse gati diktaturë?
Kaduku: Pothuajse afër. Për sa kohë më heq nga puna për mendimin që kam, më heq bukën e gojës, më heq bukën e gojës, më hedh në rrugë të madhe. Më mirë më fut në burg dhe u mbaru puna.
Kaduku, kritikon politikën në raport me politikat që ndjek për ekonominë e vendit duke theksuar se ministrat nuk kanë njohurit bazë për këtë fushë.
Kaduku: Enver Hoxha ishte të paktën babaxhan. E caktoi minimumin jetik. Por, këtu, askush nuk thotë sa është minimumi jetik.
Si një mik i afërt me heroin e demokracisë Azem Hajdari, profesor Ilir kaduku thotë se ai lindi për të qenë hero, ndërsa sipas tij ai e kishte ideal përpjekjen për një Shqipëri evropiane.
Kaduku thotë se është abuzuar me grupimin e dhjetorit 90, pasi disa individë pretendojnë se kanë qenë pjesë e kësaj lëvizje për të përfituar politikisht.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

