LIBRA, Hafizi: Presidenti nga populli, e kërkojnë dhjetë deputetë

E kthyer shpesh në një betejë politike zgjedhja e presidentit i ka përplasur palët, duke i futur deri në kalkulime numrash.

Por duket se partia më e re e spektrit politik shqiptar “Libra” është e vendosur t’i shkojë deri në fund presionit, që presidenti të zgjidhet nga populli. Për këtë ajo ka mbështetjen edhe të 8 ligjvënësve të tjerë dhe deputetja Mimoza Hafizi e quan si rruga më e drejtë.

Mimoza Hafizi: Ne kemi kërkuar që presidenti të zgjidhet nga populli. Ende ky opsion nuk është ezauruar. Janë 10 deputetë që e kanë firmosur. Edhe dje në parlament e diskutova. Po bëjmë presion që kjo cështje të rikthehet. Duhet të ishte shumë mirë që ky problem të zgjidhet nga vota popullore.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pranishme sëbashku me kolegun Ben Blushi në një takim me strukturat e “Libra” në Shkoder, Hafizi theksoi se për koalicionet partitë aktuale janë larg asaj çfarë kërkon forca e saj politike. Megjithatë anëtarësia do të vendosë gjithçka për 2017-en, ashtu si bëri për votën e tyre kundër ndaj buxhetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë prezantuar partinë “Lista e Barabartë” një pjesë të anëtarsisë së “LIBRA”- s në Shkoder.

Aktualisht kemi 4 mijë anëtarë të regjistruar online në LIBRA . Një pjesë e madhe ndodhet në Tiranë por dhe në bashkitë kryesore qëndra qarqesh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?