Lindita Nikolla: Rinia shqiptare të kontribuojë në fuqizimin e vlerave evropiane

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Kombëtare të Rinisë.

Në përshëndetjen e saj në aktivitetin kushtuar kësaj dite, organizuar nga Bashkia e Tiranës, kryeparlamentarja Nikolla, nënvizoi se “8 dhjetori, më shumë sesa kujtimi e nderimi i një ngjarjeje, është një dedikim dhe investim për të ardhmen, në rradhe te parë, të ardhmen e rinisë. Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë, është një mundësi që kryeqyteti i Shqiperisë, por edhe rinia e Shqipërise, të kontribuojnë në fuqizimin e vlerave evropiane, në ngjyrat, kulturen, entusiazmin dhe optimizmin e kontinentit tonë të vjetër. Demokracia, konsolidimi i sistemit dhe institucioneve, qyteterimi, kultura, zhvillimi i qendrueshem dhe mbrojtja e mjedisit, perfshirja dhe solidariteti social janë disa prej tyre, të cilat kërkojne kontribute rinore”. Më pas znj. Nikolla në fjalën e saj theksoi se: “Shoqerëitë bashkëkohore presin nga rinia, por edhe ju keni pritshmerite tuaja ndaj shoqerisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?