Lindita Nikolla uron besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës: Krishti u ringjall për të gjithë ne!

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, me rastin e Pashkës, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë. Në urimin e saj Nikolla shkruan se Krishti, prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne.

“Rrugëtimi i Krishtit është më i larti  shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne. “Me vdekje vdekjen shkeli” dhe prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. Gëzuar Pashkën ortodokse!”, shkruan Nikolla

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?