Lirimi i Frrokut, PD: Kryegjykatësi Rama liroi mikun e tij

Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate për mediat për lirimin e Mark Frrokut, të cilin e quan si “prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze”. “Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku”, thuhet në deklaratë.

“Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku”, thuhet në deklaratë.

Më tej PD thotë se lirimi i Mark Frrkut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e Prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri!

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzit e zakonshëm duhet të marrin në dorë fatin e tyre, thuhet më tej. “Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?