Lirimi i Lul Berishës, Donald Lu: Gjykatat e korruptuara, kjo është e papranueshme
Tre ditë pas lirimit të Lulzim Berishës, ish-kreut të Bandës së Durrësit, ka reaguar ambasadori amerikan Donald Lu. Ai ka deklaruar se ky vendim është i pafalshëm duke iu drejtuar “gjykatave të korruptuara”.
Lulzim Berisha u lirua nga burgu me kusht nga gjykata e Apelit Durrës, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.
Ambasadori Lu, që ka qenë i drejtpërdrejt në rastet e kriminelëve të lirë dhe me kritika ndaj insitucioneve të drejtësisë, tha se “Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’u them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm. Duhet të indinjohemi”, ka thënë ditën e sotme ambasadori Donald Lu në një aktivitet të organizuar sot në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit.
Lulzim Berisha ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 25 vite burg por më 5 dhjetor pas vendimit të Shkallës së Parë, ka lënë qelinë për të shkuar në banesë.
12 vjet pasi qëndroi në qeli, kreu i bandës së Durrësit, një nga bandat më të përgjakshme në vend, kërkoi lirinë nga Gjykata e Shkallës së parë në Durrës dhe ajo e Apelit. Berisha kërkoi në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohej jeta po të qëndrojë në qeli”. Prej vitit 2015, Lulzim Berisha vuante dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës.
KOHA JONË SONDAZH

