FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lista e kandidatëve dominohet nga biznesmenë dhe mjekë

 

Ashtu siç ndodh prej vitesh në politikën shqiptare, lista e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit kryesohet nga biznesmenët.

Janë plot 14 kandidatë, që vijnë nga kjo fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes tyre prijnë Safet Gjici, kandidati i PS-së për Kamzën, që është një biznesmen i njohur dhe njëkohësisht president i klubit të Kukësit, por dhe Keti Bazhdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të tjerë emra të rëndësishëm janë Beqir Nuredini (PDIU) për Rrogozhinën apo Genci Deromema (PD) për Vlorën, ndërsa edhe kryebashkiakët aktualë të Durrësit dhe Kavajës, që rikandidojnë, kanë ardhur nga fusha e biznesit.

Ndërkohë, pas biznesmenëve vijnë mjekët.

Janë 11 kandidatë, shkruan Panorama, që vijnë nga kjo fushë.

Dy më kryesorët janë Halim Kosova në Tiranë nga PD dhe Dritan Leli në Vlorë nga PS.

Edhe Igli Kokalari, kandidat i PD-së, vjen po nga fusha e mjekësisë.

Ndërkohë, në listat e kandidatëve ka shumë pak jurist.

Ajo që bie në sy, është fakti se një pjesë e kandidatëve, kanë mbaruar shkollën për agronomi apo veterinari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?