Kryeministri Rama takim me kryebashkiakët
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e së premtes të zgjedhurit vendorë dhe Prefektët e 12 qarqeve.
Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit tha se sezoni turistik i këtij viti shënoi rritje të konsiderueshme.
Sipas tij, turizmi ka rritur edhe numrin e të punësuarve ndërsa e përkthyer në shifra, bëhet fjalë për gjysëm miliardi euro më shumë.
“Një pjesë e të zgjedhurve nga radhët e opozitës nuk janë të pranishëm dhe për këtë më vjen keq. Megjithatë nuk do të ketë asnje ndasi politike” – tha Rama.
Burime nga kryebashkiakët e djathtë, bënë me dije se kryetarët e bashkive të djathta e kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim, me pretendimin se ai është një farsë dhe synon propagandizimin dhe reklamimin e punëve të qeverisë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/529574430814820/?fb_dtsg_ag=Adx9SRbp4vUMRqZMipDaD4vOYMIOJeFq1XMqQ9VcNvWw6g%3AAdxbOJIO_U-hd6ZCMRINI6SOweFMT3WJF4LXLnf_CN_hag
KOHA JONË SONDAZH

