LIVE nga Kuvendi/ Ruçi ndërpret seancën, ish-kryeministri Sali Berisha flet nga rrjetet sociale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilin e akuzon se ka mbrojtur vëllain e tij nga arrestimi edhe pse është  i dënuar nga Italia për trafik dorge.

Teksa kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën Bashës pasi i mbaroi koha, deputetët e PD bllokuan foltoren. Në këto kushte, kryetari i Kuvendit Ruçi vendosi ndërprerjen e seancës.

“Fatmir Xhafaj e mohoi përfshirjen e vëllait të tij në trafikun e drogës, por dje publikoi fakte që vërtetojnë dënimin e vëllait të ministrit. Agron Xhafaj drejton një organizatë kriminale Shqipëri-Itali-Poloni-SHBA, ai furnizonte organizatën kriminale me kokainë dhe marijuanë. Ai është dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg me vendim të formës së prerë. Këto janë fakte, por ministri thotë se ai u gjend në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar. Agron Xhafaj jeton i lirë në Shqipëri. Fatmir Xhafaj ka përgjegjësi ligjore për vëllain e tij, e ka detyrë të verifikojë dënimin e tij në Itali dhe të merrnin masa që ai të arrestohej. Pse nuk vepron “Forca e Ligjit” për vëllain e ministrit të Brendshëm. Dje Xhafaj pranoi atë që kishte mohuar, dënimin e vëllait të tij. Por pse nuk ka përmbushur përgjegjësite ligjore për arrestimin dhe ekstradimin e tij“, deklaroi Basha nga rrjeti i tij në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i PD, ka akuzuar Xhafaj që ka falsifikuar kodin e procedurës penale për të shpëtuar vëllain e tij.

“Fatmir Xhafaj ka falsifikuar nenin e kodit të procedurës penale si kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe garantoi paprekshmërinë e vëllait të tij. Fatmir Xhafaj falsifikoi kodin e procedurës penale për të shpëtuar vëllain e tij“, tha Basha.

Pasi opozita reagoi pas ndërprerjes së fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha, Gramoz Ruçi ka vendosur të mbyllë përkohësisht seancën e Kuvendit.

Por që nga ky moment, në Facebook e Bashës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha po transmetohet live nga brenda sallës së parlamentit.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1003908036436770/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?