FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LRI dhe FRD shpërndan në Tiranë thirrjet: RAMA, IK!

Pas protestës gjigande të opozitës dhe të mijërave shqiptarëve, sot të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe të Forumit Rinor Demokrat, zhvilluan një marshim dhe aktivitet me thirrje: ”Rama ik”!

Nga ana tjetër, ky marshim sensibilizues është kundër përdorimit të helmeve ndaj fëmijëve. Ditën e djeshme, opozita akuzoi fort Policinë e Shtetit se përdori gaz helmues, ku në protestë ishin fëmijë, të rinjë të cilët shfaqën probleme shëndetësore.

Të kapur dorë për dore të rinjtë kanë ecur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndaluar për disa momente edhe para Ministrisë së Brendshme. Ata mbanin me vetë edhe gundragaz, në shenjë protestë kundër përdorimit të gazit gjatë protestave. Në dorë mbajnë letra ngjyrë të verdhë ku shkruhet: “Rama Ik”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Marshimi i të rinjëve është një thirrje e fuqishme ndaj pushtetit. Një lëvizje kjo e të rinjëve që vjen në kuadër të protestave opozitareve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?