LRI mbledh KDK, Pojana: Qeveria, strehë e krimit dhe bandave!

Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së, ka folur në  lidhje me planet e afërta të forumit. Sipas Pojanës, qeveria është kthyer në strehë të krimit dhe bandave, teksa shton se largimi i të  rinjve nga vendi është misioni më antikombëtar në 3 dekadat e fundit të demokracisë.

Fjala e Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana:

Përshëndetje të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua ta nis fjalën time me një falenderim për të gjithë ata të rinj që u bënë pjesë e kampit veror dhe na dhuruan 5 ditë të mbushura me energji, pozitivitet dhe shpresë. Ne duhet ta projektojmë të ardhmen tonë në Shqipëri dhe për këtë na duhet të jemi të vendosur në angazhimin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Angazhimi ynë i përkon aspiratave europiane të vendit. Rilindja e Edi Ramës  po i largon të rinjtë nga vendi, ky është misioni më antikombëtar në këto tre dekada demokraci. Fundi i kësaj qeverie është i afërt sepse ajo është larguar nga përfaqësimi i qytetarëve dhe është kthyer në strehën e krimit dhe bandave.

Rinia shqiptare përfaqësohet denjësisht nga LRI dhe ky rol na motivon të mos ndalim në rrugën tonë të protestave. Forca jonë e paqes dhe dashurisë do ta mund të keqen dhe arrogancën sa do qoftë forca e tyre sepse e mira gjithmonë triumfon!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?