LSI konkretizon kundërshtimin e rritjes së çmimit të gazit.Vasili kërkesë zyrtare në Kuvend
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dalë kundër qeverisë për ligjin e ri të akcizës, ku është përfshirë edhe rritja e çmimit të gazit për automjetet. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili rritja e çmimit të gazit është një rëndesë në xhepin e mijëra qytetarëve.
Rritja e çmimit të gazit është një nismë e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe atij të Energjisë, Damian Gjiknuri. Sipas tyre rritja e çmimit të gazit nuk do të prekë konsumatorët, por vetëm prodhuesit e makinave.
Por kjo rritje për LSI-në është e madhe. Sipas Vasilit kjo rritje është shumë e lartë në krahasim me çmimin e gazit për automjete që është tani dhe ky fakt do të sillte rëndim të xhepit.
Në letrën e tij, Vasili shkruan se është fakt që është rritur numri i makinave që punojnë me gaz dhe shumë qytetarë i kanë kthyer makinat me gaz, pikërisht për shkak të çmimit të lirë./syri.net./

KOHA JONË SONDAZH

