FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lu: Deklarimi i pasurisë, mjet i fuqishëm për të parandaluar korrupsionin tek zyrtarët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu u takua sot me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave (ILDKPKI), Shkëlqim Ganaj.

Sipas ambasadës së SHBA-së, procesi i deklarimit të pasurive është një prej mjeteve më të fuqishme për të pikasur dhe parandaluar sjellje korruptive dhe penale tek zyrtarët publikë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë misionin e ILDKPKI-së dhe presin që kur ILDKPKI të bëjë kallëzime penale, prokurorët dhe gjykatat t’i marrin këto kallëzime seriozisht, edhe nëse ato përfshijnë anëtarë të parlamentit, gjyqtarë, prokurorë, dhe të tjerë zyrtarë të lartë”, thekson ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky institucion ka një rol kyç për të luajtur në luftën kundër korrupsionit , një luftë që është thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimin e saj demokratik”, nënvizon ambasada amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?