Luan Rama: Çfarë e pengoi prokurorinë të vepronte më parë?
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka hedhur dyshime mbi veprimet e prokurorisë për bandën që ka grabitur paratë në Rinas.
Konkretisht, Prokuroria vendosi sot që të sekuestronte pasurinë e Admir Murajt, personi që mbeti i vrarë gjatë grabitjes në Rinas. Murataj ishte shpallur kë kërkim për një tjetër grabitje në Rinas disa vite më parë, por edhe pse ishte i dyshuar prokuroria nuk ka marrë asnjë masë ndaj pronave të tij.
“Bravo Prokuroria! Prokuroria e Krimeve të Rënda, paska depozituar sot në gjykatë kërkesën për sekuestrimin e pronave të Admir Muratit, personit që mbeti i vrarë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit!
Bravo Prokuroria! Po pse nuk e kërkoi sekuestrimin sa qe gjallë “koka” e grabitjeve në aeroport e përgjatë rrugës për në Rinas?! Apo nuk e dinte se ku janë pronat e tij?!
Kjo është Prokuroria që duam! Tani kryeministri mund të mburret me të tjera sekuestrime, edhe pse nuk e di që sekuestrimet nuk i bën as qeveria dhe as policia, por gjykata!”,- shkruan Luan Rama në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

