FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luçiano Boçi reagon pas humbjes në Elbasan: E keqja është institucionalizuar, nuk rreshtim së luftuari me të

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me zgjedhjet vendore. Në një status në Facebook, Boçi ka falënderuar mbështetësit e tij që i besuan.

Reagimi i plotë:

Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar. Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod. Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?