FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulzim Basha: “8 dhjetori”, dita për të kërkuar falje!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë 8 dhjetor e ka konsideruar si një ditë kur duhet kërkuar falje, pasi 31 vite nga shkëputja e vendit nga komunizmi, ende vazhdohet të jemi në kushtet e një regjimi.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së Basha tha se u desh rreshtimi i Shteteve të Bashkuara në krah të Partisë Demokratike që të mundej komunizmi.

Kemi vite që po përballemi me një tjetër regjim. Por para që të flas për këtë, dua t’ju them se në ADN tuaj, të rinj dhe të reja të PD-së dhe të rinj dhe të reja shqiptar edhe ju që nuk jeni anëtar të PD-së, por që jeni ngritur në revolta dhe protesta nga armët kimike tek protesta studentore të dhejtorit 2018, në ADN tuaj ndodhet patjetër guximi i dhjetoristëve të vitit 1990. Ne duhet të përulemi para këtij guximi dëshmitë për të cilin nuk mungojnë që nga takimi i gjashtë apo më shumë personave në një dhomë ku nisi lëvizja dhe pastaj u shtri kudo”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?