Lulzim Basha: Demokratët bashkohen më 18 dhjetor për të zgjedhur të ardhmen
Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike PD nga Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor, deklaron se demokratët do të bashkohen më 18 dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen.
Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan:
Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit.
KOHA JONË SONDAZH

