FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulzim Basha: Jemi përballë “Trekëndëshit të Bermudës”! Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa

Lulzim Basha ka publikuar një mesazh përmes të cilit thotë se Shqipëria duhet të oshëtijë edhe njëherë nga shpresa.

Sipas Bashës, politika ka bërë dëm të madh në vend dhe shton se janë vendosur me vetëdije përballë trekëndëshit të Bermudës, me të cilin nënkupton Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Mesazhi i Bashës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa, jo nga dëshpërimi. A është e mundur?! Është plotësisht e mundur. A është e vështirë?! Është shumë e vështirë. Dëm të madh ka bërë politika dhe pikërisht këta që përmende, dinosaurët, unë e quaja karuseli, ju e quanit dinosaurët e politikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj, po, jo vetëm është e mundur por do të ishte mëkat i pafalshëm nëse tani, që jemi çliruar nga kjo ngarkesë negative, tani që jemi vendosur me vetëdije përballë tyre, përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, në kuptimin e një trekëndëshi politik 30 vjeçar që ka interes ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe jo ashtu siç e duan shqiptarët. Pa diskutim, Partia Demokratike disponon dhe unë kam vullnetin që gjithë këtë potencial t’ia vëmë në funksion shoqërisë. Së pari, duke ndërtuar urat e besimit aty ku mungojnë, duke i riparuar aty ku i kemi dëmtuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?