Lulzim Basha konferencë për skandalin e pagave: Rama duhet të jepte dorëheqjen, pastaj të kërkonte ndjesë

Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat për të folur lidhur me skandalin e publikimit të pagave të shqiptarëve.

Basha tha se Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen dhe më pas t’u kërkonte ndjesë shqiptarëve.

Si asnjëhërë shqiptarët po përballen me një furi skandalesh që ndjekin njëra-tjetrën orë pas orës. Ka plasur një skandal tjetër që në çdo vend normal do ishte pasuar nga dorëheqja e kryeministrit. Edi Rama jo vetëm nuk ka dhënë dorëhqjen por tha që ishte problemi i bravave të AKSH-it. Filloi me patronazhistët në funksion të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ju përfaqësuesit e mediat i këni transmetuar qëndrimet tona se të dhënat më sensitive të qytetarëve të aksesueshme në mënyrë të paligjshme nga qeveria i ishin vënë në shërbim shtabit elektoral të PS. Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarve shqiptar është konfirmim i krimit elektoral.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama është i vetëdijshëm për këtë prandaj ka dalë t’i mrbojë publikisht dhe politikisht. Janë në shkelje flagrante të ligjit, në një vend normal i pret dënimi nga ligji, pse jo edhe burgu. Është skandaloze, tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria paraqet jo vetëm për veten e saj por edhe në raport me aleatët për të mbrojtjen e të dhënave sensitive. E mbani mend si vodhën serverin e Tatimeve? Kush përfundoi në burg, askush, sepse ishte skemë e orkestruar nga pushteti i atëhershëm. Sot Rama duhet të jepte dorëheqjen pastaj të kërkonte dorëheqjen. Po kërkon ta zvogëlojë këtë skandal që cenon sigurinë familjare dhe që ky pretendon se është cështje teknike bravash. Nuk është cështje e një punonjëse që paska pasion të ketë në xhep pagat e 630 mijë shqiptarëve. Ky është një akt kriminal i përmasave të tilla që nuk ka urdhër ta bëjë realitet, përveç përfshirjes së personave më të fuqishëm politikë në vend”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?