FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulzim Basha: Mafia e inceneratorëve, afera më e madhe

Lulzim Basha ka folur sërish sot për mediat, një ditë pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, ku e konsideroi jetike dhe vendimtare për partinë që ai drejton luftën kundër korrupsionit.

Në një komunikimi me gazetarët, Basha tha se mafia e inceneratorëve është afera më e madhe në vend.

Lufta kundër Korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi, është jetike për Shqipërinë”, tha ndër të tjera Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e djeshme SPAK-u, ka arrestuar Lefter Kokën dhe disa bashkëpunëtorë në aferën e inceneratorëve, sikundër ka shpallur në kërkim edhe disa të tjerë. Sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me 4 mesazhe të qarta, të cilat i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve, nisur nga aferat korruptive, por më e madhja e mafies së inceneratorëve. Mesazhi i parë është që për PD lufta kundër korrupsionit është jetike, vendimtare për Shqipërinë, për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numër një është problemi i mirëqenies. Problemi numër një i keqqeverisjes është korrupsioni. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur. Ja ku duket sot fare qartë se si taksat që kanë marrë nga qytetarët i kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin politikanët”, shtoi Basha më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?