Lulzim Basha: Me avion charter 200 mijë euro Rama vizitë propogandistike në Abu Dhabi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga studio e Cim Peka Live, tha ndër të tjera se Rama po sillet si Lukashenko, duke fshehur pandeminë, ndërkohë që merr çharter për në Abu Dhabi për një video propagandë.
‘Situata jashtë kontrollit. Para disa ditësh mohoi vatrat e infeksionit në shkolla. Të nesërmen shpalli mbylljen e shkollave. Në kulmin e krizës shëndetësore, merr një charter me çmim deri 200 mijë euro për të bërë një video propagandistike. VKM për rimbursimin kërkon që të ketë dalë përgjigja e tamponit pozitiv, që vonon 1 deri 2 javë. Nëse do t’i mashtrosh shqiptarët, behu si Lukashenko, mos bëj testime dhe fshih pandeminë”- theksoi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?