Lulzim Basha në Kuvendin e thirrur prej tij: S’jemi mbledhur këtu për t’i rrahur shpatullat kryetarit

Lulzim Basha ka mbajtur fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur prej tij, ku ka thënë se qëllimi i kësaj mbledhje sot është për të thënë disa të vërteta që kanë kohë që nuk thuhen.

Më tej Basha theksoi se në këtë ditë do të merren vendime “me votën e të gjithëve”, vendime që presin demokratët dhe shqiptarët.

Dua të shpreh kënaqësinë nga zemra tek ju shoh të gjithëve bashkë. Në një ditë kur kemi shumë për të thënë ndaj duhet edhe durim, duhet edhe mirëkuptim edhe për ata që kanë pasur kaq shumë për të thënë por nuk u është dhënë koha e vendi, e për të tjerët që do flasin, e kur të flasim të gjithë bashkë me votë, në këtë Kuvend për të marrë vendimet që presin demokratët, Shqipëria, kombi shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëllezër e motra, s’jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit e as kryetarit, por për të thënë të vërteta që kemi kohë pa i shqiptuar, ose siç e tha profesor Uka vetëm i kemi bëlbëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

E di që shumë mezi presin t’i dëgjojnë që disa mund të mërziten prej tyre por sot jemi mbledhur në emer të së vërtetës se e vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e Demokracisë“, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?