Lulzim Basha: Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se Shqipëria është një vend i kapur nga korrupsioni.

Nëpërmjet një statusi në “Twitter” Basha shkruan se mirëqenia e qytetarëve vetëm ka rënë, ndërsa shprehet se Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit.

Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë Vetting në politikë”, shkruan Basha në Twitter”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?