“Lungomare”, Ristani: Ferri që ka krijuar Rama në Vlorë, i mori jetën të riut
Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Arben Ristani, për aksidentin dje në Lungomare, ku humbi jeten nnje i ri 17 vjecar, akuzon kryeministrin Edi Rama se projekti i tij eshte shnderruar ne “ferr për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në lungomaren e vdekjes”.
Deklarata
Lungomarja e ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në lungomaren e vdekjes.
Një i ri humbi jetën dje aty, për shkak të një grope në lungomare dhe në vend që qeveria e Edi Ramës të mbante përgjegjësi për mungesën e sinjalistikës për punimet që vazhdojnë pa fund e janë kthyer në makth për qytetarët, për gropat që lë pas kudo, rend t’ua kalojë, siç bën gjithmonë, përgjegjësinë të tjerëve, fajin tek viktimat.
Ndërsa vrasjet, vdekjet nga aksidentet, varfëria, mjerimi, papunësia shtohen, Edi Rama vazhdon të shijojë qejfet e tij nga Neë Yorku në Paris nga Milano në Mynih.
Sot çdo shqiptar e di që Edi Rama e donte pushtetin për veten e tij, për të rendur pas suksesit të munguar si piktor, për të blerë bileta mijëra dollarëshe, për të ndjekur ndeshjet e NBA në Majami, vizitat në stadiumin e Bajernit të Munihut apo pazaret në dyqanet më të shtrenja të botës.
KOHA JONË SONDAZH

