FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majko: Krimi na zgjedh ne, ja si i humba votat nga kafja që s’piva me ‘filanin’

Ministri socialist per Diasporen, Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit e ka zbuluar fare thjesht, skemën sesi fitohen votat në zgjedhje me mbështetjen e bandave duke nisur nga një rast personal.

Ja çfarë tregoi Majko në Kuvend: “Po jua them që në krye të herës se krimi i organizuar në Shqipëri, ai që është “krimi i kristalizuar” tani, nuk është as me PS, as me PD. Nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, për ta thënë hapur. Dhe kjo ndodh në mënyrë jo të organizuar, që të jemi të sinqertë, kjo ndodh në zona të caktuara të Shqipërisë.  Më ka ndodhur edhe mua që më kanë thënë: “Duhet të shkosh në filan vend që të pish kafe me filanin!” Nuk kam pranuar!

Kur janë numëruar tani, e kam ndjerë “gropën” dhe kam thënë: Çfarë është ajo “gropë” atje, kur ne kemi dalë gjithmonë shumë mirë?! E di çfarë më kanë thënë?! “Është ajo kafja që nuk e pive, shef!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?