Makina bie nga mbikalimi i Saukut, tre viktima dhe tre të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe, te mbikalimi i Saukut. Bëhet me dije se tre persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, makina ka përfunduar mbi kofanon e një makine që po udhëtonte në korsinë e saj. Policia ka konfirmuar se 3 shtetase kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë plagosur, të gjithë nga makina që ka rënë nga mbikalimi.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën tre shtetas, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?