Manja: Grabitja e 10 mln eurove është ngjarje e rëndomtë!

Përfaqësuesit e qeverisë vazhdojnë të jenë kontradiktorë në qëndrimet që mbajnë për ngjarjen e rëndë ku u grabitën 10 milionë euro dhe u cenua siguria e aeroportit të vetëm kombëtar të Shqipërisë.

Ylsi Manja deputet i PS dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve thotë se grabitja në Rinas ishte vepër e rëndomtë kriminale dhe nuk cenon sigurinë kombëtare. Ndërkohë që vet ministrat e qeverisë “Rama” e pranojnë se ngjarja e rëndë ka cenuar sigurinë, për këtë arsye edhe u nxor ushtria nga kazermat.

“Grabitja është e rëndë si ngjarje. Kjo nuk vihet në diskutim. Ngjarja është kriminale, kemi të bëjmë me kriminelë të rëndomtë. Cenim i Sigurisë Kombëtare do të thotë kur kemi cenim të rëndë të Kushtetutës, kur preket popullata, kur situata del tërësisht jashtë kontrollit. Por në këtë rast nuk është situatë e tillë. Ngjarja të hetohet në mënyrë shembullore. Të bëhen hetime për të gjitha bankat, kompanitë e transportit, kompanitë koncesionare dhe çdokush që ka qenë aktor. Prokuroria të hetojë të gjithë përgjegjësit, përtej grabitësve. Hetimet të thonë fjalën e vet. Inkurajoj policinë dhe prokurorinë që të çojnë deri në fund hetimet, duke zbardhur zinxhirin e përgjegjësisë penale. Është e rëndësishme që të punohet për kthimin e parave”, tha Manja në një intervistë për “News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?