Manjani i përgjigjet PD-së për amnistinë: Asnjë akuzë e bazuar
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani iu përgjigj akuzave të opozitës për amnistinë, duke nënvizuar se ajo nuk nismë për persona të veçantë por akt me karkater të përgjithshëm që prekin disa kategori.
Ai thotë se amnistia e propozuar nuk përbën asnjë kriter apo kategori personash të veçantë.
Manjani: Pra as trafikantët e drogës, as abuzuesit me detyrën, as grupet kriminale, as vrasësit, as dhunuesit e familjes, as përsëritësit as ata që tashmë i janë shmangur drejtësisë,e të tjera si këto (neni 4 i projekt ligjit) nuk propozohen të përfshihen në Amnisti! Ashtu si vitin e shkuar, ku me Partinë Demokratike ramë dakord, edhe këtë vit kategoritë që propozohen të përfitojnë janë thuajse po ato! Dhem me “thuajse” nuk nënkuptohet që ka shteg për spekulime në shkelje të standardit human të Amnistisë! Absolutisht jo! Propozojmë që në parim të jenë përfitues të miturit; gratë dhe burrat e moshës së tretë dhe të sëmurët në fazë terminatore të jetës së tyre!
Manjani sqaron se amnistia duhet të miratohet nga Kuvendi dhe se Ministria vetëm sa e ka propozuar.
Manjani: Sidoqoftë, projekti ynë është thjesht një propozim. Amnistia është kompetencë e Kuvendit të Shqipërisë. Partia Demokratike në Kuvend është e mirëpritur se si mund të ndryshohen, shtohen ose hiqen kriterere dhe kushte!
KOHA JONË SONDAZH

