Manjani kundër Tahirit: Një propozim që legalizon një poshtërsi
Nga Ylli Manjani
Ka një propozim, ndër të tjera, të mos dënohen përdoruesit e drogës. (Të paktën ky është përceptimi mediatik i propozimit).
Duket si diçka pozitive në pamje të parë. Në fakt unë kam qenë propozues i dënimit tē përshkallëzuar të “komunitetit” përdorues, prodhues dhe tregëtues të drogës. Por jo përjashtues fare nga dënimi.
Përjashtimi nga dënimi është krejt tjetër gjë nga përshkallëzimi i dënimit! Me gjyqtarët e Krimeve të Rënda konkluduam qartësisht në favor të përshkallëzimit dhe jo përjashtimit të dënimit.
Përjashtimi nga dënimi për qëllim përdorimi është në fakt LEGALIZIM i tregut të zi të drogës!
E thënë më thjeshtë: një përdorues që nuk dënohet, do kërkojë drogë në treg. Por tregu i ligjshëm nuk ka, sepse tregëtia e drogës nuk lejohet. Prodhimi që të furnizojë tregun, jo e jo!
Atëhere përdoruesi do ti drejtohet tregut të zi. Pra indirekt mos dënimi i përdoruesit njeh dhe legalizon edhe tregun e zi!!!
Mendojeni se me çfarë “gëzimi” e presin këtë ligj spacatorët e drogës nëpër shkolla apo lokale nate!
Ja ku të çon një propozim i pa studiuar, për qëllime krejt politike!
Nëse propozohet legalizimi i drogës nuk është vetëm Kodi Penal që ndryshohet. Përkundrazi ai është i fundit në radhën e ndryshimeve ligjore.
Pyetja e vërtetë mbetet: vërtetë duam ta legalizojmë këtë poshtërsi?!
Vendimmarrës! Mendojeni mirë këtë gjë!!!
KOHA JONË SONDAZH

