Manjani: Nuk është punë ministrash kjo gjëma arsimore
Nga Ylli Manjani
Besoj edhe pas monologut të orës 11:00, duhet të jetë e qartë kristal se: nuk është punë ministrash kjo gjëma arsimore!
Lindita, por edhe ministra të tjerë mund ti akuzosh maksimumi pse janë luajal ndaj shefit të tyre, kur litari vijon të shtrëngojë fytin e popullit. Por litari është ideuar, skicuar dhe vendosur nga KRYEMINISTRI.
Pa asnjë dyshim Ai është fajtor për çdo gjë. Askush nuk është thirrë në atë kabinet për të kontribuar me ide, por për të zbatuar idetë e Tij.
Cilido që ka një ide, mendim apo largqoftë qëndrim tjetër nga i Tij, shkarkohet!
Është dallim i madh ky!
Ndaj kushdo që kërkon faj tek ministrat, automatikisht është në krah të Kryeministrit.
Është në krah të problemit jo të zgjidhjes.
Nuk e di edhe sa prova të tjera duhen dhënë që të kuptohet kjo gjë.
KOHA JONË SONDAZH

