FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani për Pjetrin: Qesharakë! Po tani si do ta zgjedhin tjetrin?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vendimin e Valdrin Pjetrit për të mos marrë postin e kreut të bashkisë së Shkodrës, si kandidat i PS që doli fitues nga votimet njëpartiake të 30 qershorit.

Në një postim në facebook, Manjani thotë se e gjithë situata është një absurd dhe se Pjetri u dorëhoq nga një detyrë publike që se mori kurrë.

E në gjithë këtë paqartësi rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë me bashkinë e Shkodrës në një kohë që Voltana Ademit i përfundon mandati si kryebashkiake me 20 gusht, Manjani thotë se mazhoranca ka krijuar një kaos të vërtetë ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorëhiqet Valdrin Pjetri?! Ç’lajm!Po nga çfarë u dorëhoq?! Nga detyra publike që se mori kurrë?!Qesharakë! Nejse, po tani si do ta zgjedhin tjetrin?! Me votime pa dekret?! Zyrtarisht zgjedhjet janë me 13 Tetor..Apo do ti bëjnë votime me urdhër të KQZ socialiste?! Ti bëjnë me me vendim qeverie, qarkullues, më mirë.Çfarë kaosi ligjor kanë krijuar!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?